Shporta

#Luciano men's wear - Different way of style

Termat dhe kushtet e përgjithshme

TERMAT DHE KUSHTET E PËRGJITHSHME TË BLERJES DHE PËRDORIMIT

 

1. HYRJE

Ky dokument përcakton termet dhe kushtet e përgjithshme të përdorimit që rregullojnë përdorimin e faqes tonë në internet dhe blerjen e produkteve në të.

Ne ju këshillojmë të lexoni me kujdes Kushtet, Politikën tonë të “Cookies” dhe Politikën tonë të Privatësisë para se të përdorni këtë faqe interneti. Kur përdorni këtë faqe interneti ose bëni një porosi në të, ju keni pranuar automatikisht këto  Kushte dhe Politikat tona për Mbrojtjen e të Dhënave. Nëse nuk jeni dakord me Kushtet dhe me Politikat e Mbrojtjes së të Dhënave, mos e përdorni këtë faqe interneti.

Këto Kushte të përdorimit janë subjekt i cili mund të ndryshohet kohë pas kohe. Është përgjegjësi e juaja t'i lexoni ato në mënyrë periodike.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me Kushtet ose Politikat e Mbrojtjes së të Dhënave, mund të na kontaktoni duke u drejtuar në emailin tonë: luciano.pri@hotmail.com

2. DETAJET TONA

Shitja e produkteve përmes kësaj faqe interneti kryhet nën emrin e LUCIANO SH.P.K. një kompani kosovare me adresë të regjistruar në Rr: Idriz Gjilani Dardani, Prishtinë, Kosovë, me e-mail adresë Luciano.pri@hotmail.com.

3. DETAJET TUAJA DHE VIZITAT TUAJA NË KËTË FAQE INTERNETI

Informacionet ose detajet personale që ju na jepni do të përpunohen në përputhje me Politikat e Mbrojtjes së të Dhënave. Ne ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve tona në mënyrë sa më profesionale, në përputhje të plotë me ligjet në fuqi. Përveç kësaj, ne mund të ruajmë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrimin, për të mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhjen e kontesteve, si dhe për të zbatuar marrëveshjen tonë për Kushtet e Përdorimit.

Në rastet kur nuk është më e nevojshme për të ruajtur të dhënat tuaja personale apo kur shuhet qëllimi për të cilin janë mbledhur apo ruajtur të dhënat tuaja personale, ne bëjmë shkatërrimin e tyre në mënyrë të sigurtë në përputhje me ligjet e vendit për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikave tona të brendshme.

Informatat të cilat i ndajmë dhe i shpalosim:
Luciano SH.P.K asesi nuk i shet apo jep në përdorim të dhënat e juaja personale. Ne i përdorim te dhënat e juaja për të ju shërbyer në mënyrë sa më profesionale dhe të shpejtë. Të gjitha informacionet personale që ipen nga ana juaj duhet të jenë të vërteta, të plota dhe të sakta, dhe ju duhet të na njoftoni për çdo ndryshim në informacione të tilla personale.

 

 

4. DISPONUESHMËRIA E PRODUKTEVE

Të gjitha porositë për produkte varen nga disponueshmëria e produkteve. Përgjatë kësaj linje, nëse ka vështirësi në lidhje me furnizimin e produkteve ose nuk ka më shumë stok të mbetura në magazinë, ne rezervojmë të drejtën t'ju ofrojmë informacione për produktet zëvendësuese të së njëjtës cilësi ose vlerë, ose dhe më të lartë, që mund të porosisni. Nëse nuk dëshironi të porosisni produktet zëvendësuese, ne do të rimbursojmë çdo shumë që mund të keni paguar.

5. REFUZIMI/MOS ARRITJA PËR DËRGIMIN E POROSISË

Ne rezervojmë të drejtën për të larguar çdo produkt nga kjo faqe interneti në çdo kohë dhe për të hequr ose ndryshuar çdo material ose përmbajtje nga e njëjta faqe. Edhe pse ne gjithmonë do të bëjmë gjithçka të mundshme për të përpunuar dhe dërguar të gjitha porositë dhe detajet e tjera në mënyrë sa më të shpejtë dhe profesionale, mund të ketë rrethana të jashtëzakonshme që na detyrojnë të refuzojmë të përpunojmë ose dërgojmë një porosi edhe pasi të kemi dërguar Konfirmimin e porosisë. Ne rezervojmë të drejtën ta bëjmë këtë në çdo kohë. Ne nuk do të mbajmë përgjegjësi ndaj jush ose ndaj ndonjë pale të tretë për heqjen e ndonjë produkti nga kjo faqe interneti, për heqjen ose ndryshimin e ndonjë materiali ose përmbajtjeje nga faqja e internetit, mospërpunimin ose dërgimin e një porosie edhe pasi të kemi dërguar Konfirmimin e Porosisë.

 

6. ÇMIMI DHE PAGESA

Çmimi i produkteve do të jetë siç përcaktohet në çdo kohë në faqen tonë të internetit, përveç në rast të ndonjë gabimi të dukshëm. Edhe pse bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që çmimet e paraqitura në faqen e internetit të jenë të sakta, gabimet e mundura nuk përjashtohen. Nëse zbulojmë ndonjë gabim në çmimin e ndonjë prej produkteve që keni porositur, ne do t'ju informojmë sa më shpejt të jetë e mundur dhe do t'ju japim mundësinë të konfirmoni porosinë tuaj në çmimin e saktë ose ta anuloni atë. Ne nuk jemi të detyruar t'ju sigurojmë ndonjë produkt me çmimin e ulur gabimisht (edhe kur kemi dërguar Konfirmimin e Transportit).
Çmimet në faqen e internetit përfshijnë TVSH, por përjashtojnë tarifat e dërgesës, të cilat i shtohen çmimit total, Çmimet janë subjekt i cili mund të ndryshojë në çdo kohë.

7. NDERRIM I PRODUKTIT

Brenda 7 ditëve ju mund ta ndërroni produktin e blerë online me një produkt tjetër brenda vlerës së shpenzuar ose me një produkt me vlerë më të lartë, por duke shtuar diferencën e çmimit, ne rastet kur:

a)      Keni porositur madhësinë e gabuar të produktit

b)      Keni pranuar madhësinë e gabuar të produktit

c)       Keni pranuar produktin e dëmtuar ose me defekt

d)      Keni pranuar produktin e gabuar

e)      Produkti nuk është ashtu siç duket në website apo siç është përshkruar

Produkti duhet të jetë me paketimin origjinal, i pa përdorur, me etiketë të pa dëmtuar, pa shenja gërvishtjeje dhe me të gjithë aksesorët e produktit dhe të paketimit. Ndërrimi i produktit mund të bëhet në afat kohor prej 1 javë nga momenti i pranimit të porosisë.

8. LEGJISLACIONI I ZBATUESHËM DHE JURISDIKSIONI

Përdorimi i faqes sonë të internetit dhe kontratat e blerjes së produkteve përmes faqes në fjalë do të qeverisen nga legjislacionet në fuqi të Republikës së Kosovës. Çdo polemikë që lind ose ka të bëjë me përdorimin e faqes së internetit ose kontratat e përmendura do t'i nënshtrohet juridiksionit të gjykatave kosovare.